November 27, 2024

Ish-bashkëshorti kishte të drejtë kur i thoshte Albëries ‘Nuk merret dot askush me ty’

U martua shumë e re dhe u bë nënë kur ishte vetëm 15 vjeç. Ende e papërgatitur për jetën dhe atë që e priste, këngëtarja e ka thënë zakonisht në intervista që sjellja në jetë e një fëmije kur ishte ende fëmijë e ka rritur atë para kohe, por gjithashtu e ka bërë të lumtur. Sot, edhe pse mjaft e re në moshë, Albëria gëzon mbesën e saj Elektrën, e cila është një dashuri tjetër, shumë e ndryshme nga ajo e vajzave: “Të gjithë dashurinë ma ka marrë ajo”, – thotë për mbesën.

Duke kujtuar edhe vitet më të bukura dhe të vështira të fëmijërisë, Albëria tha se është rritur pa baba. I ati ishte ndarë nga jeta kur e ëma ishte vetëm 8 muajshe shtatzënë dhe me rritjen e saj u kujdes shumë edhe gjyshja. Por, zbulon ajo, ka qenë duke pirë qumësht gjiri deri në moshën 7-vjeçare. Duke qeshur, ajo zbulon se derisa u bë shtatë vjeç, ajo vazhdonte të pinte qumësht. Me këtë, argumenton edhe fuqinë dhe energjinë që nuk i shteron asnjëherë, por kujton me humor edhe ish-bashkëshortin kur i thoshte në ndonjë debat: “Po normal, kush merret me ty? Ke pirë cicë deri në moshën 7 vjeç. Ti nuk mbush… “

Sot, Albëria i jep të drejtë ish-bashkëshortit kur pranon se “ka një dërrasë mangët”. Në kuptimin e mirë dhe me shumë sportivitet, e thotë edhe këtë më shumë për t’u dhënë një mesazh të gjithëve që ta duan jetën dhe të mos merren me imtësira. Ajo, prej vitesh e bën këtë, prandaj është gjithmonë e qeshur.

Facebook Comments

MineralHygienics.com