Këtë sezon, mes shumë tendencave, ja cilat janë disa nga trendet që do t’i gjesh gjithandej.
Fustanet me lidhje
Është një siluetë universale, e cila i shton një element elegant kujtdo që e mban veshur. Një prej trendeve më të parezistueshme të pranverës, ky stil fustani është më komod se çdo veshje tjetër për ditët e ngrohta.
E verdhë, e verdhë, e verdhë
Millenial Pink ishte ngjyra që dominoi pranverën e vitit të kaluar, ndërsa këtë vit, e verdha është ajo që do të shihet gjithandej. Zgjidh një të verdhë dhe mjafton për të qenë në trend.
Supe të hapura
Një prej trendeve që po gjen vend më shumë se në çdo kohë. Dhe nuk është çudi, sepse nisi me pulovrat, me këmishat e më vonë edhe me fustanet. Këto të fundit do të vijojnë të dominojnë edhe në këtë fund pranvere.
Lulet dhe printet
Thuaje bashkë me ne tani: “Lule për pranverë? Frymëmarrje.” Është pak klishe, dihet, por është edhe një tendencë që gjithmonë e më shumë do të jetë dominuese.
Kopsat
Kopsat kanë filluar të jenë shumë të përhapura vitin e fundit dhe këto gjenden rëndom edhe në fustane. Një element i shtuar i look-ut do ta shtojë njëkohësisht edhe komoditetin.