Familja Levy mund të konsiderohet si një nga më të bukurat e botës së ‘showbiz-it’. Ata gjithmonë i shohim të kombinuar dhe të kuruar deri në detajet më të vogla. Jo vetëm Willaim dhe partnerja e tij Elizabeth, por edhe dy fëmijët e tyre janë plot stil. Ata i sheh kudo bashkë, në kërcimet e baletit të vajzës, në ndeshjet e basketbollit të djalit, në sheshxhirimet e William, apo edhe në reklamat e Elizabeth.
Së fundmi Elizabeth ka publikuar një foto në ‘Instagramin’, me anë të së cilës përcjell imazhin ideal të familjes perfekte. Të veshur dhe kombinuar me njëri-tjetrin, burrat me kostum seriozë dhe vajzat me fustane si princesha. /revistawho.com