November 27, 2024

Adelina Tahiri në javët e fundit të shtatzënisë

Këngëtarja e famshme nga Kosova edhe pse i mungon publikut me projekte të reja muzikore është pranë tyre në rrjetet sociale ku ndan momentet më të bukura nga jeta e sidomos nga shtatzënia e saj.

Edhe pse fillimisht ajo e kishte mbajtur të fshehtë këtë fakt, më pas me anë të një deklarate ka falenderuar fansat dhe publikut për mbështetjen dhe për rrespektimin e privatësisë në periudhën më delikate të jëtës së saj.

Bukuroshja e cila është në pritje të një djali së fundmi ka postuar dy foto të barkut të saj të rrumbullakët por ajo e fundit është disi më e veçantë.

Pak orë më parë në Instagram-in e saj është postuar një foto e ëmbël ku barku i këngëtares rrethohet nga duart e bashkëshortit të saj ndërkohë që në diçiturë shkruhet; “65% Loading”,-e cila nënkupton që Adelina po i afrohet ditës së madhe.

Image

Facebook Comments

MineralHygienics.com