Lumi Vjosë në Përmet ka nxjerrë një skelet njeriu. Policia lokale njofton se zbulimi u bë orës 17:00 të së dielës në shtratin e lumit.
Sipas policisë, skeleti është i pjesshëm dhe nuk dihet ende kujt i përket, ndërkohë që janë gjetur edhe disa tesha.
“Ky shtetas dyshohet të jetë mbytur në lumin Vjosë para disa muajsh në Greqi. Nga teshat e gjetura dyshohet të jetë shtetas nga vendet e treta”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, shtuan të njëjtat burime.