December 23, 2024

Kungulleshat e mbushura me mish pule

Kungulleshat janë sinonim i vërtetë për ushqim të lehtë dhe të shijshëm për ditët e ngrohta!

Mund t’i gatuani në mënyra më të ndryshme dhe gjithmonë do të jenë shumë të shijshme.

Ju propozojmë që kungulleshat t’i mbushni me mish pule dhe do të keni racion të lehtë, me kalori të ulët dhe të shëndetshëm.

Ju nevojiten:

▪ 2–3 qepë,
▪ 2–3 thelpinj hudhre,
▪ 4–5 kungullesha,
▪ 2–3 file pule (apo një gjoks pule),
▪ spec i bluar,
▪ kripë,
▪ piper,
▪ keçap,
▪ 2 dl ajkë të thartë.

Gatimi:

Në vaj fërgoni qepën, shtoni hudhrën, ndërkaq kungulleshat lani, kulloni dhe thelloni për së gjati derisa të marrin formën e barkës, ndërsa pjesët e nxjerra nga thellimi i kungulleshave pritni në kube dhe shtoni në qepë.

Mishin e pulës zieni veçmas, priteni në kube dhe shtoni përbërjen e përgatitur.

Të gjitha bashkë marinoni derisa të avullojë uji, shtoni specin e bluar, qitni kripë dhe piper.

Kungulleshat mbushni me përbërjen e përgatitur, radhisni në enë rezistuese ndaj zjarrit apo në tepsi dhe para pjekjes qitni sipër keçap.

Kur kungulleshat të jenë pothuajse të pjekura, nxirrni nga furra, qitni ajkën e thartë dhe kthejeni në furrë që të piqet edhe pak.

Facebook Comments

MineralHygienics.com