May 9, 2026

Mund të arrestohet Saimir Tahiri? Ditmir Bushati thotë se…

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka komentuar dorëzimin e mandatit të Saimir Tahirit. I ftuar në “Zonë e Lirë” ai është shprehur se shpreson që të zbardhet sa më shpejt e vërteta dhe “shpreson që Tahiri të dalë faqe bardhë”.

“Nuk ka pikën e diskutimit, në planin njerëzor, aq më tepër kur kemi qenë miq. Unë uroj që drejtësia të thotë sa më shpjet fjalën. Nuk më takon mua të shprehem për këtë ngjarje.

Uroj së Saimiri të dalë faqebardhë nga kjo histori. Është hera e parë që politikan kaq i rëndësishëm të lërë mandatin e deputetit. Natyrisht është një akt shumë kurajoz, nuk e kemi parë asnjë rast kështu deri tani” – thotë ministri i jashtëm.

I pyetur nga Çani nëse Tahiri do të arrestohet, Bushati përgjigjet: “Nuk mund të arrestohet nëse nuk ka prova të qenësishme”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com