November 27, 2024

U aksidentua minatori, arrestohen inxhinieri dhe tekniku në Bulqizë

Arrestohen nga policia një inxhinier dhe një teknik i minierës pas aksidentimit në punë të një punëtori ditën e djeshme. Të arrestuar janë Jakup Gurra 61 vjeç, banues në Tiranë me detyrë inxhinier, drejtues teknik miniere dhe Nerim Livani 57 vjeç, banues po në Tiranë me detyrë teknik miniere.

Dje në galerinë nr. 10 gjatë punës në galeri është aksidentuar duke marrë dëmtime në kokë punonjësi me inicialet B.P. 48 vjeç, (vagonist në minierë), i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Pas hetimeve u arrestuan inxhinieri dhe tekniku për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Dibër, për veprën penale ” Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com