U luajtën dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Europa League, Atletico Madrid-Arsenal dhe Salzburg-Marseille.
Atletico e Madridit fitoi 1-0 me Arsenalin, me golin e shënuar në pjesën e parë nga Diego Costa.
Me këtë rezultat skuadra e Diego Simeones kalon në finale me rezultatin e përgjithshëm 2-1, pasi në Londër takimi i parë kishte përfunduar 1-1.
Në ndeshjen tjetër nevojitet koha shtesë. Marseille kishte fituar takimin e parë 2-0 me Salzburgun, teksa ndeshja e kthimit u mbyll po 2-0, këtë herë për austriakët.
Për të përcaktuar finalistin do të duhen kohët shtesë dy herë nga 15 minuta.