Saimir Tahiri ka hequr dorë nga mandati i deputetit për tu përballur si qytetar i thjeshtë me hetimet që kanë nisur ndaj tij për përfshirje në trafikun e drogës.
Në një konferencë për mediat, deputeti i sapodorëhequr tha se do të përballet jo vetëm me drejtësinë, por edhe me palaçot politikë, siç ai quan jo vetëm përfaqësues të opozitës që e kanë sulmuar prej kohës që ai ishte minsitër i brendshëm në mandatin e parë të qeverisë Rama, por edhe përfaqësues të qeverisë në 25 vite që sipas tij vetëm kanë vjedhur në kurriz të shqiptarë.
Tahiri foli për një gjyq politik që po i bëhet, duke e quajtur gjyq nga djaj të politikës shqiptare. Ai shtoi se 6 muajt që ka heshtur nuk janë aspak shprehje e frikës së tij, por faktit që ka dashur të përballet vetëm me drejtësinë dhe jo me akuzat politike.
“Unë deri në fund kur të bëhet drejtësia nuk do të jem më deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Që sot kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por e para dhe do të vazhdoj prapë e prapë deri kur t’ia dal, nuk jam më deputet do të përballem me këdo se besoj e vërteta mjafton dhe është më e fortë se kushdo. Unë nuk jam palaço, e nuk kam nevoje as për mandat e as për te qene deputet për tu përballur me palaçot e politikes. Me mua mund të merren do të duroj deri në fund, me familjen time janë marrë, mund të merren, do të bëjmë si do bëjmë, do të durojmë deri në fund. Deri atëherë unë do te jem këtu patjetër se kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është veç e para.” – përfundoi fjalën e tij të gjatë sot Tahiri.