Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 70 vjeçare doktori i shkencave Vladimir Luçi.
Ai njihet për kontributin e tij të veçantç në sistemin shëndetësor në Shqipëri si themelues i shërbimit të andrologjisë.Prej një viti e gjysëm mjeku trajtohej nga shërbime të specializuara jashtë vendit si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Ai do të mbahet mend gjatë për mundësinë e dhënë shumë familjeve të reja që pas kurimit dhe trajtimit të infertilitetit dhe impotencës të lindinin fëmijë.