November 27, 2024

Ta bësh dasmën në stilin francez

“E thjeshtë” nuk është një term që përdoret zakonisht kur flitet për dasmë apo fustanin e nusërisë, megjithatë është një trend që ka kapluar altarin e shumë nuseve të reja.

Nuset janë duke zëvendësuar fustanet e fryra e dukjet dramatike për një dukje të thjeshtë, të personalizuar e të rehatshme. Madje edhe dasmat e thjeshta në natyrë janë më të shpeshta se sa ato glamurozet përplot luks.

E një stil i tillë s’kishte nga të vinte tjetër pos Francës. Gratë franceze dinë që të realizojnë dukjet elegante pa u munduar shumë.

Kjo ka bërë që të vijnë në pah më shumë stilisët francez të fustaneve të nusërisë, veçanërisht tek nuset në Amerikë.

“Ka diçka që e përfaqëson thjeshtësinë tek nuset franceze krahasuar me stilet e ngarkuara, që janë më të theksuara në tregun amerikan” ka vlerësuar bashkëpronarja e “Alt Brides”, Marisa Montalvo.
Stili francez shpërfaq më së miri sensualitetin dhe elegancën e rehatshme.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com