November 24, 2024

Manjani: Policët vetohen për rrogën

Ylli Manjani ka kërkuar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale që Shiqipëria e ka të domosdoshme bërjen e ligjit për ndalimin e investimeve nga kompanitë offshore.

Duke ju referuar një vendimi të qeverisë britanike ai shkruan se herët a vonë ‘ofshorsat’ që janë ose do të jenë këtu do të duhte të zbardhin letrat , jo me dhëmbët.

Ja shënimi i plotë i ish ministrit në Facebook.

Britania vendosi të bëjë transparencën e kompanive offshore! Gjermanët e hodhën të parët këtë ide.

Shqipëria jonë e ka domosdoshmëri bërjen e ligjit për ndalimin e investimeve nga kompanitë offshore!!!

Kam 2 vite që e them, kërkoj dhe propozoj këtë gjë!

Herët a vonë “offshorsat”, që janë ose do jenë këtu do të duhet të zbardhin letrat, jo më dhëmbët!

Nuk ka kuptim që një polic hallexhi të vettohet për rrogën që ka marrë, ndërsa një bisnes që sdihet nga vjen, të mos i hyjë gjëmb në këmbë. Megjithse ngul gjêmba në treg…

Transparenca është baza e besueshmërisë!

Image

Facebook Comments

MineralHygienics.com