November 24, 2024

Në mars u tërhoqën 100 mln euro depozita

Depozitat e shqiptarëve në banka u ulën me 100 milionë euro vetëm në muajin mars. Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se muajin e kaluar depozitat në sistemin bankar shënuan rënien me të madhe në një dekadë.

Sipas Bankës së Shqipërisë nga 995 miliardë lekë që ishin në shkurt, kursimet e qytetarëve dhe biznesit u rrudhën në 983 miliardë lekë në muajin mars. Ky është niveli më i ulët i depozitave në banka që nga dhjetori i vitit 2015.

Image

Rënia drastike e kursimeve në banka është e lidhur kryesisht me dy faktorë. Së pari me zhvlerësimin e euros ndaj lekut. Zhvlerësimi i shpejtë i monedhës europiane ka tretur vlerën e kursimeve të atyre qytetarëve që i mbajnë ato në euro.

Statistikat e depozitave raportohen në lekë. Por për shkak të rënies së euros, vlera e tyre në lekë tashmë është dukshëm më e ulët. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, vetëm si pasojë e rënies së euros nga 135 lekë që ishte vitin e kaluar në 128 lekë, që është këtë vit, vlera e depozitave në euro është ulur me 30 miliardë lekë.

Por rënia e euros nuk është arsyeja e vetme se pse depozitat po ulen. Një tjetër faktor po kaq i rëndësishëm është rënia e normave të interesit. Aktualisht të kursesh para në banka është një biznes me humbje, pasi interesat e depozitave janë më të ulëta edhe se sa vetë inflacioni, nën 1 për qind. Kjo ka bërë që shumë qytetarë t’i tërheqin kursimet e tyre nga bankat duke i mbajtur në shtëpi ose duke i investuar në forma të tjera, të cilat, ndonëse mund të ofrojnë kthim më të lartë kanë më shumë risk.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com