Kanë zgjedhur Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 majin, për të protestuar kundër piraterisë dhe qeverisë.
Taksistët në qytetin e Vlorës kanë zhvilluar një protestë paraditen e sotme para godinës së Bashkisë për të drejtat e tyre.
Në pankartat që mbanin në duar ata kërkonin t’i jepet fund piraterisë dhe vende të përhershme parkimi.
“Stop Piraterisë”, “Na lejoni tu shërbejmë qytetarëve”, “Pushtetar: Shteti ligjor dhe BE kërkojnë zbatimin e ligjit”, “Dua parkimin tim, kam paguar taksat”, ishin disa nga pankartat e përdorura.