Një protestues i pazakonshëm ka dalë sot në rrugë me një mesazh drejtuar kryeministrit, të cilit i është drejtuar specifikisht: “O i gjatë!”
“Kam fuqi kam zanat, nuk kam punë oooo i gjatë!”
Kështu ka shkruar ky fierak në pankartën që po qarkullon në mediat sociale dhe i bie ndesh tezës së njohur të kryeministrit:Punë ka, po s’ka profesionistë!”
Pritet që si në raste të ngjashme, kreu i qeverisë të reagojë dhe ky protestues të punësohet sot me shpejtësi, ndërsa nesër, të jetë protagonisti i videos së mëngjesit të Ramës.