November 24, 2024

Serwer: Kush janë 3 emergjencat e Kosovës

Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, formimi i ushtrisë, si dhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe – duhet të jenë tri çështjet kryesore në kuadër të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kështu ka thënë eksperti për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”. Diplomati amerikan ka kërkuar që në çdo rrethanë të shmanget ideja për ndarjen apo shkëmbimin e territoreve.

“Kosova duhet ta bëjë të qartë se nuk ka ndarje. Po ashtu, të kërkojë anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, si dhe ta themelojë ushtrinë, edhe me kushtin që të vihen disa kufizime… Kosova duhet të bëjë diçka për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse është pjesë e Planit Ahtisaari”, ka theksuar Serwer, profesor në universitetin “Johns Hopkins” në Washington.

Sipas tij, Kosova duhet ta shfrytëzojë ndryshimin e ambientit strategjik në Ballkan. Ndërsa si pozitive dhe mundësi për t’i dhënë fund problemit njëherë e përgjithmonë, Serwer e konsideron kushtin që Bashkimi Evropian i ka vënë Serbisë, e që është marrëveshja ligjërisht e detyrueshme.

Facebook Comments

MineralHygienics.com