Kanë kaluar 6 muaj që kur dy këngëtarët shumë të dashur për publikun shqiptar i dhanë fund beqarisë me një fejesë që erdhi papritur për fansat e tyre, duke qenë se ata ende nuk e kishin konfirmuar se janë të lidhur.
Bëhet fjalë për Saldi Qalliun dhe Mimoza Shkodrën, të cilët pas fejesës publikuan edhe bashkëpunimin e tyre me titull “Dashni”, që pati shumë sukses.
Por tani “Prive” shkruan se muajin tjetër çifti ka një surprizë për fansat, pasi do të sjellë sërish një bashkëpunim. Mesa duket pas pushimeve në Venecia të Italisë, duket se Seldi dhe Mimoza i janë futur punës për të sjellë hitin e ri.