November 27, 2024

Masa të jashtëzakonshme sigurie në Venecia

Masa të jashtëzakonshme po merren për mbipopullimin e Ditës së Majit në Venecia. Një urdhëresë është miratuar nga kryetari i Bashkisë, Luigi Brugnaro, i cili do të ndajë banorët nga turistët në pika të ndryshme nga data 28 maj deri në 1 qershor.

Këto janë “masa urgjente që duhen për sigurinë publike dhe një jetesë sa më të sigurt në qytetin historik të Venecias”, shkruhet në një deklaratë të lëshuar nga autoritetet lokale.

Rrjedha e turistëve do të ridrejtohet nga rrugët më të njohura. Do të ketë zona të caktuara vetëm për vendasit dhe vizitorët e rregullt që kanë një kartë “Venezia Unica”. Por pavarësisht devijimeve turistët do të jenë në gjendje të vizitojnë të gjitha atraksionet por nëpërmjet rrugëve të tjera.

Këto masa vijnë pas një Pashke jashtëzakonisht të populluar, shkruan scan tv, me numër turistësh që pritet të rritet edhe më shumë se 200 000 këtë fundjavë duke e çuar popullsinë vendase në 50000 banorë. “Javën e kaluar u bë si të ishin karnavalet”, shprehet një përfaqësues i zyrës turistike për “The Independent”.

Por pavarësisht këtyre masave që do të merren shumë njerëz besojnë se kjo nuk do të ndihmojë por thjeshtë do të shkaktojë më shumë kaos.

Facebook Comments

MineralHygienics.com