Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është në pritje të ëmbël dhe po përjeton momentin më të bukur në jetën e saj.
Ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë, që pritet të vijë në jetë pas 4 muajsh. Adelina vijon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku publikon momentet nga jeta si një nënë e ardhshme ndërsa kurioziteti ynë është të shohim sesi duket tani që barku i është rrumbullakosur.
Ndaj këngëtarja na e shuan kuriozitetin me një “selfie”, ku shihet e veshur me mjaft stil. Sigurisht me atlete dhe tuta, këngëtarja duket mjaft sportive dhe nuk shihet të ketë ndryshuar aspak në peshë.
“Mami më me stil në botë”, i shkruan një fans, ndërsa nuk mbarojnë komplimentet.