November 27, 2024

Gruaja e këngëtarit shqiptar xheloze për Eli Farën

Vitet për këngëtaren e njohur shqiptare Eli Fara duket se janë vetëm numra. Paraqitja gjithnjë e freskët e këngëtares i bën përshtypje të gjithëve, akoma edhe më shumë meshkujve.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, ajo nuk i shpëtoi pyetjes thumbuese të drejtuesit të emisionit, Ermal Mamaqi, i cili i kërkoi këngëtares të tregojë nëse ka ndjerë ndonjëherë që gratë e tjera të bëhen xheloze për të.

Këngëtarja rrëfeu një moment ku tha se gruaja e një personazhi, i cili është pjesë e muzikës, por që preferoi ta lërë anonim, në një festë ishte bërë aq xheloze për të saqë nuk ishte përmbajtur dhe kishte shprehur hapur në tavolinë xhelozinë për të.

Ermal Mamaqi: A je mërzitur së qeni e bukur?

Eli Fara: Jo, asnjëherë, nuk mërzitem. Më mërzitet vetja ndonjëherë së qeni Eli Fara.

Ermal Mamaqi: Këngëtari Bujar Qamili ka thënë që gruaja e tij bëhet xheloze vetëm për ty. Të ka bërë ndonjëherë ndonjë femër ndonjë skenë xhelozie?

Eli Fara: Skenat e xhelozisë janë të shumta nga zonjat, i ndjej në ajër, por nuk u vë faj. Një herë kemi qenë në një drekë në një fshat turistik të Sarandës edhe ka qenë një shoqëri shumë e madhe aty. Njëri nga ata zotërinjtë, i cili është pjesë e muzikës, të cilin nuk do t’ia them emrin e shprehu hapur adhurimin për Eli Farën si këngëtare. Por aty ishte edhe gruaja e tij dhe ajo nuk po e kuptonte që po më vlerësonte si këngëtare dhe duroi dhe duroi dhe në fund ia plasi në mes të tavolinës dhe tha: Po pse çfarë ka Eli Fara më shumë se ne…? Ke shumë të drejtë i thashë, çfarë kam unë më shumë se ty? Foli burrit.

Ermal Mamaqi: Si ishte ajo, kishte mjekër?

Eli Fara: Jo, jo.

Facebook Comments

MineralHygienics.com