November 24, 2024

Vasili: Mos e besoni kurrë Ramën!

LSI i ka kundërshtuar deklaratat e kreu të qeverisë se TVSH-ja mbi biznesin e vogël nuk do të ketë asnjë pasojë negative mbi të, pas një takimi që Rama pati me biznesin sot.

Kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili, bëri thirrje për të mos e besuar Kryeministrin, kurrë.

“Kryeministri gënjeshtar, vjedh dhe shkatërron biznesin e vogël për hesap të oligarkëve, – shkruan Vasili. – Bisnesi i vogel ka 100% te drejte qe eshte kunder TVSH. Kete te drejte biznesit te vogel ia ka dhene edhe FMN, edhe Banka Boterore. Kryeministri shume grabitqar por edhe shume injorant eshte edhe kunder FMN edhe kunder Bankes Boterore, boll qe te shkaterroje biznesin e vogel qe punen e mundin e ketij te fundit ta gllaberojne oligarket.

Kryeministri eshte kundra biznesit te vogel me qellimin qe ai te falimentoje dhe mijra njerez te tjere te ikin nga Shqiperia dhe ky te realizoje strategjine e zbrazjes se Shqiperise nga shqiptaret. Mos e besoni kurre kryeministrin ai e urren kete vend ai mezi pret tu rrembeje edhe leket e fundit dhe te ike pastaj nga Shqiperia. Shqiptaret jane pa drejtim,” përfundon Vasili.

Facebook Comments

MineralHygienics.com