Priyanka Chopra është parë në veshje ekstravagante, pasi që ajo konfirmoi se do të marrë pjesë në kurorëzimin e Meghan Markle dhe Prince Harry.
Ajo sot është parë veshur në të kuqe derisa po kalonte rrugëve në Nju Jork.
Aktorja 35-vjeçare edhe një herë ka dëshmuar se di të lë impresione te të tjerët.
Ndryshe, Meghan Markle dhe Prince Harry do të martohen më 19 maj në Kështjellën Windsor, në Angli.