Ish-Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama u ka uruar mirëseardhje pjesëtarit më të ri të familjes mbretërore.
Gruaja me një ndikim tejet të madh në botë, shumë e dashur për publikun e aktive në rrjete sociale ka zgjedhur pikërisht Instagramin për ta bërë një gjë të tillë, nëpërmjet publikimit të një fotografie të veçantë.
‘’ Barack dhe unë jemi shumë të emocionuar të urojmë Dukën dhe Dukeshën e Cambridge për pjesëtarin e ri të familjes. Shpresojmë ta takojmë shumë shpejt për pizhama party-n e Kensington Palace. Unë do të vesh robdishanin tim!’’, ishin fjalët e saj.
Fotografia është shkëputur nga vizita e fundit e çiftit presidencial në familjen mbretërore. Aty shihet bashkëshorti i saj me princ William dhe djalin e tij George, i cili ka veshur një robdishan. Fotoja e princit George me robdishan u bë virale në vitin 2016 dhe ndoshta nga kjo gjë u frymëzua Michelle për urimin.