December 25, 2024

Rozmarinë për të pastruar flokët nga zbokthi

Çaji i rozmarinës është ideal edhe për rritjen e flokëve.

Rozmarina nuk është vetëm stimulim i rritjes së flokëve, por, në të njëjtën kohë, të ndihmon edhe për të zhdukur zbokthin dhe për të pastruar skalpin.

Përgatitja e çajit të rozmarinës:

Në një filxhan çaji, hidh 1/4 e tij me rozmarinë të tharë. Hidhe masën në një enë me ujë të vluar dhe lëre për disa minuta derisa të ftohet. Kulloje çajin nga gjethet dhe më pas shpëlaji flokët.

Mbaji flokët disa minuta me çaj, pastaj shpëlaji me ujë të vakët. Përdore çajin sa herë që lan flokët dhe do të shohësh që zbokthi do të të largohet si me dorë.

Një përzierje e çajit të rozmarinës me çajin e sherbelës të ndihmojnë për të stimuluar rritjen, por edhe për të forcuar rrënjët e flokëve.

Kombino 1/4 filxhan çaji me sherbelë dhe 1/4 filxhan çaji me rozmarinë. Hidhi masës një filxhan çaji me ujë të vluar dhe lëri të qëndrojnë 10 minuta. Kulloje masën dhe shpëlaji flokët.

Kjo masë është shumë efektive për t’u dhënë një nuancë më të errët flokëve kafe apo të zeza.

Përveç kësaj, revistaclass shkruan se rozmarina largon zbokthin dhe stimulimin e rritjes së flokëve, ndërsa sherbela do të t’i zbusë edhe më tepër.

Facebook Comments

MineralHygienics.com