Sonte, nga skena e “Në kurthin e Piter Panit”, Robert Aliaj ka treguar anën e tij më njerëzore
Berti rrëfeu edhe për disa copëza të jetës private, sidomos kohën kur ka gëzuar statusin e babait. Gala, vajza e tij, erdhi në jetë pas disa viteve diferencë nga Kristi, djali i madh i Robertit. Periudhën e shtatzënisë së bashkëshortes në atë periudhë, Berti e kujton jo vetëm me nostalgji, por edhe me një ndjesi të ëmbël, njerëzore, që nuk mund të imagjinohet ndryshe në kushtet e një babai model si ai.
I kujtoj si një histori filmi, në fakt, sidomos shtatzëninë e dytë të Mozës. Në atë kohë, ajo vuante nga një hypertension dhe unë, që ta qetësoja, i bëja masazh te këmbët… Por kjo gjë zgjati për plot 8 muaj. Unë them që kjo është njerëzore, por kjo është ajo që jam unë, në fakt. Ndonjëherë i keq, ndonjëherë i mirë…” – tha Berti, por të gjithë e dimë që Berti është gjithmonë më shumë i mirë.