Të hënën në mbrëmje, Shtëpia e Bardhë postoi disa foto që tregojnë parapërgatitjet e të parës darkë shtetërore të presidentit Donald Trump.
Ky i fundit do të presë presidentin francez, Emmanuel Macron.
Gjithçka është përgatitur nën kujdesin e Zonjës së Parë, Melania Trump.
Reporterët u lejuan për pak minuta të filmojnë të gjithë atmosferën, duke nisur që nga tavolinat e karriget e arta e deri tek gotat e florinjta.
Në darkë do jenë të ftuar 130 persona.