November 27, 2024

ISIS, kërcënon me sulme ndaj SHBA dhe vendeve të koalicionit

Zëdhënësi zyrtar i ISIS Abul-Hasan Al-Muhajir ka bërë thirrje për sulme ndaj SHBA dhe vendeve të koalicionit që sulmojnë Shtetin Islamik.

Lajmi u bë publik nga analistja Rita Katz në tëitter, e cila i referohet një fjalimi të publikuar në internet nga Al-Muhajir, shkruan La Reppublica.

Abul-Hasan Al-Muhajir foli gjithashtu për një “fazë të re” për luftën e ardhshme kundër Rusisë dhe Iranit:

“Bëni këto vende teatrin e të gjitha veprimeve tuaja, në mënyrë që paganët dhe rusët të shijojnë pak ferrin e tiranisë së tyre”.

Këto thirrje vijnë në një kohë kur pritet dënimi ndaj Salah Abdeslam, i vetmi i mbijetuar i sulmeve të Parisit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com