Aktorja Dakota Johnson i shtoi famë vetes me rolin e saj në trilogjinë e filmave “Fifty Shades”, por ylli ka thënë se ka pasur disa pengesa deri te suksesi i saj.
28-vjeçarja në një intervistë për revistën “Elle” ka thënë se është detyruar të bënte terapi shkaku i rolit të Anastasia Steele në “Fifty Shades”.
Ajo pranoi se skenat e këtij filmi ishin të vështira sa filmi tjetër i saj “Suspiria”.
“Nuk gënjej se ishin aq të komplikuar sa u desh të bëja terapi”, ka thënë Dakota Johnson.
Pas realizimit të filmave, Johnson ka vendosur të përqendrohet në kompaninë e saj të produksionit.
“E kuptova se projektet që dua të punoj nuk ekzistojnë prandaj duka t’i krijoj vetë ato”, ka thënë veç të tjerash ajo.