Rreth 200 mijë gëzhoja fishekësh ishin mbledhur për të punuar mozaikun për nder të 20-vjetorit të rënies së komandantit Adem Jashari dhe Epopesë së UÇK-së. Por këta plumba kanë filluar të vidhen nga qytetarët, raporton Koha.net.
Këngëtari Arian Agushi, ka publikuar disa fotografi ku shihet vjedhja e tyre.
“BAC .. në kohën e luftës s’t’i kan pru plumbat e tash në liri po t’i vjedhin !!!”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë se 27-vjeçari nga fshati Nekovc i komunës së Drenasit, Besart Gashi, e punoi këtë mozaik dhe synon të thyejë rekordin e Guinnessit.