Luftëtari arriti një fitore të madhe për objektivat evropiane.
Në javën e 30-t të Superligës, gjirokastritet fituan në transfertë ndaj Vllaznisë pasi triumfuan pastër me rezultatin 2-0.
Në fillim Abazaj, në minutën e 52-të, bëri gjithçka mirë vetë dhe mposhti Sherrin me një gol fantastik.
Ekipi i Likës e pa veten disa raste në vështirësi, por administroi rezultatin, dhe pak minuta nga fundi, shënoi edhe golin e dytë, me një kundërsulm me Bregun, gol që hipotekoi fitoren.
Në fund, Luftëtari mori 3 pikë të rëndësishme për Europën, ndërsa Vllaznia e sheh veten akoma më në vështirësi pas kësaj humbje në shtëpi.