Ajo është ndër moderatoret më të pëlqyera dhe sidomos për të rinjtë.
Bëhet fjalë për Roza Latin e cila njihet për natyrën e saj shpërthyese. Në daljet e saj publike, ajo nuk nguron të flasë pa “dorashka”, dhe jo pak herë ka qenë kryetema e mediave rozë.
Së fundmi në një intervistë për emisionin “Thumb”, ajo ka rrëfyer një periudhë të vështirë të jetës së saj. Dikur Roza prezantonte emisionin “Thuaj 33”, në “Agon Channel”, por me mbylljen e këtij kanali, ajo rrëfen se papunësia e ka bërë depresive.
“Në atë kohë kam qenë depresive, se isha papunë. Unë jam vajzë që nuk pres asgjë nga askush dhe dua të punoj vetë. Të priturit nga mami, që të më plotësojë kushtet si i dua unë, nuk e përballoja dot”, u shpreh Roza. “Shyqyr kafshët e mia më kanë ndihmuar shumë të heq këtë pjesën e depresionit. Kam takuar edhe psikolog, edhe neurolog sepse kisha ankth, aritmi zemre. Më thanë që nuk ka nevojë për ilaçe, por dil me kafshët në natyrë. Kur të jesh në tokë, prek tokën dhe të gjithë energjinë negative e thith toka”, rrëfeu Roza duke i dhënë kështu një këshillë të gjithë personave që po kalojnë një moment të tillë.