Incidenti i ndodhur ditën e djeshme në Parlamentin serb, ku ultranacionalisti Vojisllav Sheshel përdhosi flamurin e Kroacisë, ka shkaktuar polemika të shumta në arenën ndërkombëtare.
Komisioni Europian e dënuar rëndë veprimin e Sheshel, duke thënë që veprimi i djeshëm nuk i përket një vendi demokratik që pretendon të anëtarësohet në BE.
Zëdhënësi i KE ka thënë se ky veprim pretendon të prishë imazhin e një institucioni demokratik.
Delegacioni kroat i cili kishte vizituar Serbinë atë ditë me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ka vendosur të ndërpresë vizitën.