November 26, 2024

Protesta në Kukës, qytetarët: Edi Rama, liro 11 kuksianët, ose gjej vend ku të futesh

Qytetare te shumte nga Kukesi kane kerkuar lirimin e 11 qytetareve te arrestuar pas protestes ne Kalimash.
Disa prej ketyre protestuesve thane sot se nese gjykata nuk i liron qytetaret nga Kukesim protesta do te pershkallezohet.
“Nese nuk i liron, Edi Rama te gjeje vend ku te futet. Do bejme protesta masive, do bllokojme rruget”, thane qytetaret.

Pas kerkesave te avokateve, Gjykata e Apelit në Shkodër shqyrton masat e sigurisë për 11 protestuesit në Rrugën e Kombit që u mbajtën në burg.

Policia ka marrë masa të forta sigurie për mbarëvajtjen normale të kësaj seance. Ndërkohë, pranë Gjykatës së Apelit ka një grumbullim njerëzish që kërkojnë lirimin e 11 personave të arrestuar.

“Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin!”, shkruhet në pankartat e tyre. Protestuesit kanë ndezur edhe tymuese pranë gjykatës, megjithatë deri tani situata mbetet e qetë, në pritje të dhënies së masës.

Facebook Comments

MineralHygienics.com