November 27, 2024

Lajm i mirë, 1082 vende të reja në administratën publike

Një lajm i mirë vjen për të gjithë ata persona të cilët janë në kërkim të një pune.

Departamenti i Adminsitratës Publike do të pranojë rreth 1082 nëpunës në shërbimin civil, kjo për shkak të vakancave të krijuara.

“Administrata është shumë e lëvizshme për shkak të dorëheqjeve, lëvizjeve, daljeve në pension, por ndërkohë është e lëvizshme edhe për shkak të dy procedurave. Ajo e zhvillimit të karrierës brenda shërbimit civil dhe ngritja në detyrë. Të dy këto procedura krijojnë vende vakante, pasi një nëpunës që lëviz nga një institucion në një tjetër lë një vend vakant.

Por që trendi i vakancave shkon rreth 1100 vende”, është shprehur Koçiu. Para deputetëve, drejtoresha e DAP dha dhe një statistikë për konkurset e hapura në tri vite dhe ku rezulton se nga 1419 procedura rekrutimi, 452 kanë mbetur pa fitues. “Kam një statistikë, gjatë këtyre tri viteve, 2015- 2016-2017, kemi zhvilluar gjithsej 1419 procedura rekrutimi. Dhe për këto procedura 32% e detyrave ose 452 janë mbyllur pa fitues.

Ende sot sfida më e madhe mbetet adresimi i faktit si ne do bëjmë të mundur që të rekrutojmë në administratë ata që janë më të mirët. Unë po e them nga ana ime që është më mirë një vend, vakant se një vend i plotësuar me një nëpunës që performon dobët dhe do duhet ta lirosh nga detyra e të fillosh procedurë të re”, ka thënë Koçiu.

Facebook Comments

MineralHygienics.com