Për një kohë të gjatë, Angelina Jolie dukej si mbretëresha e Hollivudit. Ajo ishte e martuar me Brad Pitt-in, ishte një yll i filmave aksion dhe një fituese e çmimit Oscar, ajo shkëlqente në tapetin e kuq po aq sa edhe në misionet e saj me Kombet e Bashkuara. Megjithatë, vitet e fundit, duket sikur ka një kthesë për keq në mënyrën sesi Jolie perceptohet nga Hollivudi dhe pjesa tjetër e botës. Çfarë ka ndodhur?
Producenti Scott Rudin u ekspozua se urrente Jolie-në në famëkeqin piratim të email-it të Sony-it më 2014 –ën , ndërsa rrodhën informacione mbi punën e Jolie-së në një film biografik mbi Kleopatrën, i cili nuk u realizua kurrë. Rudin ishte i frustruar se Jolie ishte vendosur në regjinë e David Fincher-it në filmin hipotetik, për shkak se Rudin e donte Fincher-in të foskusohej te filmi mbi Steve Jobs-in. Në një zinxhir të furishëm e-mailesh me atëherë presidentin e Sony-it Amy Pascal, Rudin shkruante “Nuk do shkatërroj karrierën time mbi një mistrece të llastuar me minimumin e talentit që nuk e bëri asgjë për 18 muaj, në mënyrë që të merrej me regjinë e një filmi. Nuk kam dëshirë të bëj film me të ose me askënd që ajo drejton dhe ne jo. Nuk ka film të Kleopatrës për t’u bërë ( dhe sesi kjo është një gjë e keqe duke nisur nga egoja e sëmurë e kësaj gruaje të llastuar dhe kostot e këtij filmi janë përtej meje)…Nuk kam fare oreks për tekat dhe llastimet e mistreceve dhe do ia them vetë asaj, nëse nuk ia thua ti”.
Është e vështirë të punosh me të
Regjisori i filmit “Z. dhe Znj. Smith” Doug Liman ka thënë për Times “Kur po xhiroja një skenë në film dhe kisha një ide si duhej të luhej ajo skenë…Angelina Jolie kishte një ide të ndryshme. I thashë “Ok, mund të ulemi dhe të diskutojmë, por po humbasim kohë, na lër ta xhirojmë në të dy mënyrat”. Dhe ajo tha “Por ti ke për të përdorur vetëm tënden në montazh”, kujtonte ai. Dhe unë i thashë “Epo, unë jam regjisori. Duhet ta bëj. Por do përdor mënyrën që duket më mirë për filmin. Nuk kam ego te kjo punë”, shtoi ai. “Kjo bisedë nuk do ndodhte kurrë me Tom Cruise. Tomi do të thoshte “E do kokëposhtë? E do anash? Do të ta jap në çdo mënyrë që është e mundur për ta bërë filmin sa më mirë mundesh”. Por nuk ishte hera e vetme dhe e fundit që ajo çmend një staf të filmit.
The Hollywood Reporter ka thënë se 20th Century Fox u tërhoq nga performanca e Jolie-s në “Vrasje në Orient Ekspres” (2017) pasi ajo bëri shumë kërkesa për ndryshime në skenar. producenti gjithashtu tha se doli garant në një projekt të saj “Afrika” sepse kërkonte dyfishimin e buxhetit të filmit nga 60 në 130 milionë dollarë . Donte ta bënte të madhe.
Mund të mos ketë sukses në arkëtime
Jolie e nisi në Hollivud me filmin “Gia” 1999, pastaj me performancën fituese në Oscar “Girl interrupted”, (1999). Shpejt e kaloi karrierën te filmat aksion si Gone In 60 Seconds (2000), Lara Croft: Tomb Raider (2001), Lara Croft Tomb Raider: The Cradle Of Life (2003), Mr. & Mrs. Smith (2005), Ëanted (2008), Salt (2010), Maleficent (2014). Edhe pse këta filma ishin të suksesshëm, Jolie nuk do të ishte aq e arkëtueshme si një yll filmi, pasi shumë filma të tjerë të saj ishin dështime.
Playing By Heart (1998), Hell’s Kitchen (1998), The Bone Collector (1999), Pushing Tin (1999), Original Sin (2001), Life Or Something Like It (2002), Beyond Borders (2003), Taking Lives (2004), Sky Captain And The Ëorld Of Tomorroë (2004), Alexander (2004), The Good Shepherd (2006), Beowulf (2007), A Mighty Heart (2007), Changeling (2008), The Tourist (2010), dhe By The Sea (2015). Të gjitha para të shkuara dëm në arkëtime. Nëse ka diçka që urren Hollivudi është një investim i dobët financiar.
Menaxheri i saj ka qenë problematik
Menaxheri i Jolie-së, Geyer Kosinski, mund të ketë thartuar marrëdhëniet e saj me pjesën më të madhe të Hollivudit. Deadline ka thënë se Kosinski njihet se është shumë kontrollues, sekret dhe shumë i përfshirë me jetët e klientëve ( dhe urren të flasin për mediet). Page Six raporton se Kosinski “ e bllokoi nga komuniteti i Hollivudit, gjë që përkeqësoi marrëdhëniet e saj me studiot dhe ujët e tjerë.
Nuk ka miq të famshëm
Më 2011 rrëfeu për Marie Claire “Qëndroj shumë në shtëpi. Nuk jam njeri social, flas me familjen time, me Brad…Por nuk e i di, nuk kam shumë miq me të cilët të flas. Ai është i vetmi njeri me të cilin flas”. Edhe për Edard Norton, shok i Pitt ka thënë “Angelina gjithmonë ka menduar se Ed është një i dështuar që nxjerr anën e papjekur te Brad dhe gruaja e tij nuk e habit”, ka thënë një burim për Radar Onlone. Melissa Etheridge gjithashtu ka thënë se Jolie e izolon Brad nga miqtë.
Ia vodhi Billy Bob Thornton-in Laura Dern-it
Jolie e njohur burrin e saj të dytë, aktorin Billy Bob Thornton, më 1999 në filmin “ Pushing Tin (1999), ndërsa ajo dilte me Timothy Hutton dhe Thornton ishte i fejuar me të dashurën Laura Dern. Ata lëvizën shpejt dhe u martuan më 2000, gjë që e shkatërroi Dern. “Lashë shtëpinë tonë për të punuar në një film dhe ndërsa isha larg, i dashuri im u martua, dhe nuk mora më vesh për të”. ka thënë Dern.
Brangelina nisi dyshimtë
Sërish, nuk mund të vjedhësh një burrë nga një grua tjetër apo anasjelltas por Pitt ishte i dyti burrë radhazi në një marrëdhënie të gjatë ( kësaj here martesë ) që u lidh me Jolie-në në rrethana të sikletshme. Megjithëse Pitt nga nuk u betua se nuk kishte ndodhur asgjë me Jolie ndërsa ishte i martuar me Aniston, Jolie tha për The New York Times , në tetor 2008 se ajo u ka treguar fëmijëve Mr. & Mrs. Smith (2005) sepse “ Jo shumë njerëz shohin një film ku prindërit e tyre kanë rënë në dashuri”. Në dhjetor të 2008 Pitt tha për Rolling Stone se ai dhe Jolie ranë në dashuri ndërsa xhironin filmin.
Njerëzit brenda dhe jashtë Hollivudit duan Jennifer Aniston
Aniston është e ëmbla e Amerikës, ndërsa shumë e quajnë Jolie si e pacipë. Ka një arsye psikologjike për këtë. Drejtoresha e Qendrës së Kërkimit Media Psikologji Dr. Pamela Rutledge ka shpjeguar pse shumë njerëz duan Aniston. Kjo është amplifikuar për shkak të imazhit joshës dhe ikonoklast të Jolie. Psikologu Gregory Kushnick ka shtuar se reputacioni i Aniston si “e butë, e pafajshme” vajza e derës ngjitur bie ndesh me perceptimin publik të Jolie si ‘seks simboli, vajza e keqe që ka pushtetin t’i bëjë burrat të bëjnë gjëra të këqija…Duke parë llojin e gruas që përfaqëson Aniston, publiku natyrshëm do të mbajë anën e saj ndaj një gruaje që shihet si agresive apo joshëse”.
Varësja me gjak, puthja me të vëllain
E shkuara mund ta përndjekë në Hollivud, lojërat me prerje dhe thikë, blua me gjak në martesën e parë me aktorin Jonny Lee Miller, puthja me të vëllain në Çmimet Oscar 2000 dhe varëset me gjak që mbante me Billy Bob Thornton, The National Enquirer nxori filmime të Jolie xhiruar nga shpërndarësi i drogës Franklin Meyer më 1998 pasi kish blerë kokainë dhe heroinë nga ai. Ata që kanë punuar me të mund t’ia kenë falur por jo harruar, të shkuarën e errët.
U përpoq ta njolloste Brad Pitt-in në shtyp
Pasi kërkoi divorcin nga Pitt më 2016, burime thanë se Jolie ishte në mision për të shkatërruar reputacionin e përsosur të Brad Pitt-it si djali i artë i Hollivudit, madje mblodhi edhe një ekip për ta njollosur emrin e tij. Një burim i tha E!News “Angelina pendohet për mënyrën si i menaxhoi disa gjëra dhe kërkon tani të vërë paqe me Brad..Fëmijët janë gjithçka për të dhe lumturia e suksesi i tyre është më e rëndësishmja. Ai nuk do i bënte të kalonin atë që kaluan nëse do kish pasur mënyrë për ta parandaluar”. Një tjetër i brendshëm ka thënë “Ai fajëson Angie-n për mënyrën sesi u bë gjithçka aq publike…Mënyra sesi rrodhi gjithçka shkon përtej kuptimit”.
Shumë të brendshëm shohin përmes taktikave të saj të PR
Jolie është një mjeshtre e manipulimit të medias. The Neë York Times ka shpjeguar më 2008: “Zonja Jolie ecën në një vijë mes entitetit të njohur dhe mistërit, kultivon marrëdhënie me reporterë miqësorë dhe madje edhe organizon shërbime fotografish për paparacët…Me shumë aftësi, ajo dikton termat për revistat e famshme që përfshijnë mbulimin e saj dhe të familjes, kanë thënë botuesit, duke krijuar një situatë të çuditshme për botime që përpiqen të rrinë nga standardet strikte gazetareske. “Këto terma përfshijnë mospërdorimin e emrit “Brangelina” një mbulim pozitiv të yllit dhe shumë fokus në punën e saj filantropike.
Si mund ta kthejë gjithçka në avantazhin e saj
Kurrë mos nënvlerëso pushtetin e një publicisti të mirë. Nëse Jolie lidhet me një PR të respektueshëm, ajo mund të jetë e aftë ta pastrojë imazhin e saj publik. Ajo mund të f okusohet te përpjekjet e saj humanitare, të nxjerrë një film të dytë aksion, të luajë në një film për çmim Oscar, të ketë sukses me Maleficient 2 dhe momente të tjera të mrekullueshme në tapetin e kuq. Ajo mund edhe të dojë të hiqet pak më e mirë me kolegët dhe të përpiqet të ketë miqësi me yje femra… dhe të rrijë larg nga meshkujt që janë në marrëdhënie. Duke e bërë veten të pranueshme për kolegët dhe publikun mund të fitojë pak nga ajo çka e bën rivalen e saj, Aniston aq të dashur.