“Rruga drejt suksesit ka lon nga sakrifica”. Kjo është shprehja kryesore e një njeriu si Igli Tare, i cili ka lënë gjurmë me karrierën e tij kudo ku është bërë protagonist. Ndër të parët shqiptarë drejt niveleve më të larta të futbollit europian dhe aktualisht drejtori sportiv i Lacios ka rrëfyer gjithçka në një intervistë për gazetaren Jona Spahiu në emisionin “Pa filtër” në “Digit Alb”.
Nëse djali juaj do të luajë me Romën, çfarë do t’i thoni?
Është e vetmja gjë që nuk pranohet (qesh…). E vetmja gjë jashtë dëshirave të pranueshme. Ata janë më shumë lacialë sesa unë. E pakonceptueshme të ndodhë.
Cila është arritja më e madhe që doni të bëni te Lacio?
Arritja më e madhe do të ishte Champions-i.
Cili është fjalimi i Iglit para ndeshjeve?
Në të përditshme futem pak në dhomat e zhveshjeve, pasi intimiteti I tyre është i shenjtë. Në korridore dhe dhomat e masazheve shkoj për ditë dhe marr impulset, shoh humorin e lojtarëve dhe kuptoj kush ka nevojë për një bashkëbisedim personal. Nga një shikim kuptoj shumë.