November 25, 2024

‘Bushatit ia kanë thënë në sy se Shqipëria nuk është gati për negociata’

Deputeti i PD, Genc Pollo tha se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave. Sipas tij, kjo i është bërë e qartë edhe ministrit Ditmir Bushat nga zyrtarë dhe parlamentarë gjermanë.

“Ajo që mund t’ju them nga takimet në Berlin është se Zyrtarët Parlamentarë kanë informacion të rregullt, të strukturuar, kanë pajtur OJF për të monitoruar sketorë në cdo fushë, kanë zyra të pavarura nga zyrat e shtetit, kanë shkëmbime me shumë faktorë dhe vijnë rregullisht këtu për të bërë misione faktmbledhëse. Ata janë kanë thënë në sy Ditmir Bushatit, të paktën kështu na kanë deklaraur se Shqipëria nuk është e përgatitur për negiociata sepse nuk i ka përmbushur kushtet në mënyrë të kënaqshme. Na kanë thënë sy më sy gjatë drekës që Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet”, tha Pollo i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”

I pyetur për qëndrimin që do të mbëjë opozita, Pollo tha: BE nuk pret të çelë negociatat me Kubën në Ballkan në një vend pa opozitë dhe Opozita duhet ta luajti rolin, opozita luajti rolin kur denoncoi futjen masive të elementëve kriminale në polici. Opozita duhet të vazhdojë të jetë opozitë. Nëse ka një reagim ekstrem nga qeveria duke burgosur kuksianët e pafajshëm atëhere nuk do ishte demokraci, por do ishte gati një Kubë në Ballkan. Përderisa me një koncesion të taskës së rrugës abuziv, të paligjshëm dhe korruptiv qeveria reagon me sy mbyllur dhe veshë mbyllur edhe duke burgosur njerëz që në pjesën më të madhe nuk kanë lidhje me dhunën, kanë qenë në protestë por nuk kanë bërë dhunën, thjesht ata kanë qenë njerëz të PD. Janë njerëz të pafajshëm që janë arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe këtu opozita duhet të protestojë. Negociatat mund të ishin hapur dje, përsëri opozita sot mund duhet të protestonte, negociatat mund të hapen për 2 apo 6 muaj përsëri opozita duhet të protestojë nëse do ketë situatë të ngjashme sepse kjo e mban gjallë demokracinë.

Në lidhje me reformën zgjedhore, Pollo u shpreh optimisit në lidhje me aplikimin elektornik në zgjedhje.

Facebook Comments

MineralHygienics.com