December 23, 2024

Bëni vetë gjalpin nga kikiriku, bademi dhe lajthitë

Përparësia e recetës shtëpiake është që jeni të sigurt që nuk përmbajnë konservanse, sheqerna dhe yndyra të tjera.

Frutat arrore janë të pasura me proteina dhe me yndyra të mira. Pos që kanë shije të shkëlqyeshme, janë edhe shumë të shëndetshme.

Nëse ju është bërë monotone ngrënia e tyre, nëse i përzieni do t’i shndërroni në lyerje të shijshme.

Gjalpin mund ta bëni nga kikirikët, bademet, lajthitë, arrat, arrat indiane…

Kini parasysh që arrat ngjiten shumë andaj për përgatitjen dhe bërjen e lyerjes nga to duhet durim i madh.

Le të mos ju hutojë që përzierja në fillim do të jetë me kokrra, sepse për dhjetë minuta do të shndërrohet në përbërje të lëmuar.

Gjatë përzierjes mund të shtoni ndonjë pikë vaj ulliri, gjalpë kokosi apo ujë, varësisht nga ajo që dëshironi të bëni tekstura të bukura.

 

 

Lyerjes gjithsesi qitni pak kripë. Nëse dëshironi versionin e ëmbël mund t’i shtoni një lugë të vogël mjaltë, shurup panje, aromë vaniljeje, kanellë…

Gjalpi nga frutat arrore është zëvendësim i shëndetshëm i çokollatës dhe biskotave.

Lozni me shijet dhe aromat. Për shembull, nëse lajthive u shtoni kakao pluhur do të përftoni lyerje të shëndetshme çokollate, të cilën do ta adhurojnë edhe fëmijët tuaj.

Përgatitja:

– ½ kg fruta arrore qitni në mikser (të cilat mund t’i bluani). Mikserin programojeni në shpejtësinë më të vogël dhe pas dy minutave fikeni. Frutat arrore do të jenë të bluara dhe të ngjitura për murin e enës së mikserit. Përzieni ashtu që përbërjen e përzier ta largoni nga muret e mikserit dhe sërish përzieni me mikser.

– Pas dy minutave sërish përzieni me mikser. Sërish përzieni përbërjen me mikser. Këtë veprim përsëriteni çdo dy minuta, edhe katër herë (e gjithë koha e përzierjes duhet të jetë rreth 12 minuta, me ndërprerje çdo 2 minuta).

– Kur përzierja të marrë strukturën e gjalpit qiteni në një enë të qelqtë dhe vendoseni në frigorifer. Gjalpi nga frutat arrore mund të qëndrojë në enë qelqi në frigorifer rreth dy javë.

Lyerja do të jetë edhe më e shijshme, ndërkaq frutat arrore më parë do të lirojnë sasi më të madhe yndyre nëse para përzierjes në miskër i piqni në furrë shporeti rreth 15 minuta në 200 gradë celsius.

Qiteni në letër për pjekje dhe para futjes në furrë qitni ujë që të mos digjet.

Gjalpin nga frutat arrore mund ta hani me lugë drejtpërdrejt nga kavanozi.

Që të mos shtoni peshë nga ky super ushqim, gjalpin nga kikiriku më mirë përdoreni si lyerje, ndërkaq gjalpin nga bademet, arrat apo arrat indiane, si shtojcë ëmbëlsirave, smoothieve, palëpetave

Facebook Comments

MineralHygienics.com