“Me mbresa të veçanta u ndava sot nga një takim tepër i hapur, i ngrohtë e vëllazëror me një grup të rinjsh nga të gjitha trevat shqiptare, me të cilët shkëmbyem mendime e ide mbi rolin e kontributin e brezit të ri në ditët e sotme, veçanërisht në proceset evropiane të rajonit tonë.”
Kështu tregon vetë në rrjetet sociale, Presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili ka publikuar dhe fotot nga ky takim.
“I inkurajova që me energjinë, idetë e vizionet e tyre të udhëheqin ndryshimet në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoni dhe Malin e Zi. Është koha që të kthejmë vëmendjen tek arsimi, jo vetëm si investimi më i sigurtë për të ardhmen por edhe si mjeti më efikas unifikues mes shqiptarëve në rajon,’ përfundon shënimin e tij Meta.