Gati një vit më parë, Majk u bë baba për herë të parë.
Ish e dashura e tij, Majlinda Zeka, solli në jetë djalin me emrin Roan, i cili sot është rritur dhe pret t’i mbush një vit jetë edhe një muaj.
Majlinda postoi fotografi të Roanit sot në Instagram, ku vogëlushi shihet i veshur me bluzë të markës Moschino teksa me gjysmë zëri shqipton fjalën ‘baba’.
Majk ka kohë që nuk ka postuar foto të djalit edhe pse në të gjitha intervistat e tij flet për të, teksa në anën tjetër, këngëtari po e shijon lidhjen e re me të dashurën Melita Nushi, me të cilën thuhet se është gati për t’u fejuar./Prive.