Një numë ri konsiderueshëm klientësh të kompanisë së internetit ABCOM në Tiranë janë përballur me mungesën e pashpjegueshme të shërbimit për të cilin kanë paguar në fillim të muajit.
Pa asnjë shkak të njoftuar dhe pa asnjë paralajmërim, kompania u ka ndërprerë sinjalin dhjetëra abonentëve familjarë në orët e pasdites dhe anomalia vazhdon ende.
Qytetarët thonë se kanë telefonuar numrin e shërbimit ndaj klientit dhe pasi kanë pritur sekretarinë telefonike për më shumë se një minutë, të gjithë linjat dalin të zëna.
Më pas janë detyruar të komunikojnë me mesazhe me operatorët të cilët u kanë thënë se “kemi një problem i cili ka afektuar disa nga klientët tanë, jemi duke punuar për ti dhënë zgjidhje sa më shpejt”.
Kjo nuk është hera e parë që kjo kompani shkakton ndërprerje të tilla shërbimi për një kohë të gjatë në kohën kur shërbimi u nevojitet më shumë abonentëve familjarë.