Tritan Shehu, deputet i PD-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me rekomandimin e Komisionit Europian, për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Shehu shprehet se ky rekomandim merr një rëndësi të veçantë në këto momente të vështira për BE dhe për Rajonin.
Reagimi i Tritan Shehut
Sot nje lajm i mire per Shqiperine e Rajonin.
Propozimi i Komisionit per celjen e negociatave te antaresimit ne BE per Shqiperine, por edhe per Maqedonine, eshte pa asnje dyshim nje eveniment pozitiv i rendesishem ne rrugen tone te gjate e te veshtire te integrimit europian….
Jo vetem ky fakt, por dhe fryma e pergjitheshme e ketij Progres Raporti per te ardhmen europiane te Ballkanit Perendimor, merr nje rendesi te vecante ne keto momente te veshtira per BE dhe per Rajonin tone.
Une shpresoj e uroj qe gjerat te ecin mire edhe deri ne miratimin e ketij propozimi nga Keshilli ne qershor, qofte kjo per vendin tone, qofte per Maqedonine.
Me tej perpjekje te medha na presin, ndryshime te medha duhet te realizojme per permbushjen e Kapitujve, ne menyre qe endra jone europiane te konkretizohet sa me shpejt.