Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi duket se nuk ka raporte të mira me motrën e saj, shkrimtaren Ornela Vorpsi.
Këtë detaj e ka zbuluar kjo e fundit në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.
“Për momentin i kam prerë raportet me motrën time, sepse kemi etika të ndryshme, dëshira të ndryshme dhe ndiej që nuk kemi se çfarë të ndajmë me njëra-tjetrën. Unë kam nevojë për shkëmbim të thellë dhe të vërtetë, kur nuk e kam nuk më intereson më njeri. Jo, nuk kam më raport”, – ka thënë Ornela.
Hera e fundit kur motrat Vorpsi janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrit ka qenë viti 2015 kur ato kaluan edhe pushimet së bashku.