November 26, 2024

Elsa Lila akuzohet për vjedhje, ‘shpërthen’ kompozitori: As me vdek s’të lënë…!

Këngëtarja e njohur Elsa Lila, e cila është konsideruar vazhdimisht si një prej zërave të pëlqyer të muzikës shqiptare,  duket se është përfshirë në një debat, ku akuzohet për vjedhje të një këngë.

Akuzuesi i saj është kompozitori Genti Lako, i cili prej vitesh vitesh jeton në Itali. Sipas kompozitorit Elsa është përfshirë në një problem që lidhet me të drejtat e autorit. Lako ka deklaruar se artistja ka vjedhur këngën “Buzët më ishin tharë”, e cila është produksion i Lakos. Sipas tij kjo këngë është kënduar në formën origjinale nga Eranda Libohova.

“Miqtë e mi, mbas ‘Zonja dhe zotërinj’ që më vodhën në Serbi pa të drejta, ma vodhën dhe këtë këngë. Nuk i kam dhënë leje ta këndojë. Turp që e merr pa leje. As me vdek s’po na lejnë rehat!”– ka shkruar kompozitori i njohur. Lako pohon se ripërpunimi i këngës me versionin italian nga artisti Piero Fabrizi, ishte bërë pa lejen e tij. Ka qenë pikërisht ky momenti që ka sjellë edhe ‘shpërthimin’ e kompozitorit të njohur shqiptar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

Image

Facebook Comments

MineralHygienics.com