Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, tha se vendimi i përfundimtar për hapjen e negociatave, merret nga 28 vendet anëtare. Bumçi tha se ka vende skeptike si Gjermania, Franca dhe Holanda, që janë lokomotiva e BE-së.
“Ky propozim nuk është hapje e negociatave. Vendimin do ta marrin vendet anëtare. Gjermania, Franca dhe Holanda që cilat kanë shqetësime. Jemi katër vite me vonesë. Vendimi merret në qershor në Sofje. Shpresoj të merret pozitiv. Çdo vend anëtar ka të drejtë vetoje. Nuk janë vende margjinale. Janë Gjermania, Franca, Holanda, janë vendet lokomotivë të BE-së.
Arsyet e hapjes janë të gjitha jashtë Shqipërisë. Evropa nuk është më në krizën që ishte vite më parë. Zhvillimet rajonale e ndihmojnë Shqipërinë. Integrimi i shpejtë i Serbisë dhe Malit të Zi, e ndihmon Shqipërinë. Nëse Serbia anëtarësohet në 2025 pasi kreu gjenocid, s’do t’i jepet një “kockë” shqiptarëve.
Për fatin e keq, situata në Kosovë është e rëndë. Atyre nuk ju liberalizuan as vizat”, tha Bumçi.