Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe me siguri askush nuk e ka harruar dasmën e tyre përrallore, e cila mori vëmendjen e të gjitha faqeve rozë.
E pa dyshim një nga detajet më të bukura të dasmes ishte kënga “Çelsin e zemrës” që Xhensila i dedikoi partnerit të saj, këngë kjo që u kthye menjëherë në hit.
Por si u krijua kjo këngë? Këtë e zbuloi Fifi në një intervistë për ‘Why Not’ nga Roza Lati.
Fifi: E vetmja gjë që më kanë thënë Xhensila dhe Kledi Bahiti ka qenë: Dua të bëj këngë për Besin, do ta këndoj në dasmën time. Kaq. Ka qenë një këngë që po e punonte Kledi dhe thashë qetësohu dhe gjeta fjalën Çelsi i zemrës.
Roza: A ka qenë ndonjë muhabet në tavolinë për çelsin që të ka frymëzuar?
Fifi: Jo. Veç kaq më ka thënë Xhensila dhe se kam takuar. Kledi më ka thënë, ai e ka bërë këngën. Unë jam ulur dhe kam shkruajtur. Ajo është një prej këngëve që ka shumë shpirt brenda dhe nuk e di sa çifte do martohen me atë këngë. Dhe unë do martohem me atë këngë.