November 26, 2024

Fifi tregon kushtin që i vendosnin meshkujt për tu lidhur me të

Këngëtarja dhe kantautorja shqiptare, Fifi njihet për hitet muzikore që sjell vazhdimisht, për natyrën energjike si dhe për format e kolme që ka.

Në një intervistë për ‘Why Not’ nga Roza Lati, ajo tregoi se si është në marrëdhënie me meshkujt, ku shumë prej tyre i kanë vënë kusht që të dobësohet për të vazhduar komunikimin.

Pjesë nga biseda

Fifi: Unë mendoj që po të isha e dobët, do kisha tjetër sukses që nuk ka lidhje me Fifin. Unë jam Fifi se njerëzit më kanë pranuar për atë që jam dhe për atë që kam dashur të jap dhe ai individ mashkull, femër çfarëdo që të jetë, nëse nuk më pranon kështu si jam, atëherë nuk është problemi im.
Lati: Si është Fifi në raporte sentimentale?

Fifi: Vdes me m’rrejt. Nëse më gënjen, më mirë ik.

Lati: Çfarë çmendurie ke bërë në raport sentimental?

Fifi: Akoma asgjë. Çmenduria më e madhe që kam bërë është muzika.

Lati: Po nëse të vendos ndonjë djalë kusht. Po nuk re 30 kg për një muaj, ne nuk merremi më bashkë?

Fifi: Më kanë thënë. Jo një por plot, pafund. Imagjino të dobësohet gjithë kjo femër. Po të dobësohem unë, nuk mundem të të çoj në krah. Nëse dobësohem, nuk bëj dot asnjë punë siç dua unë. Por kohët e fundit kam bërë një dietë sepse më ka dalë një problem në boshtin kurrizor, gjë që i kam humbur 7 kg. E dua veten siç jam, nuk e kam patur kompleks se jam e trashë.

Lati: Princin e kaltër si e do, mbipeshë apo nënpeshë?

Fifi: Rëndësi ka ti ketë trutë në kokë./oranews/

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com