Edi Rama do të shkojë nesër në Shkodër, në një vizitë që vjen pas përmbytjeve të mëdha që përfshinë këtë zonë.
Çudia e parë me vizitën e Edi Ramës në Shkodër, ishte pezullimi i mësimit në Shkollën Industriale të qytetit, për tu përgatitur për nesër.
Për këtë vizitë ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Ky i fundit i drejtohet Edi Ramës si një ‘njeri i paturpshëm’.
Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:
Kryeministri në Shkodër???? Çfarë zgjyre morale.
Kur u përmbyt Shkodra dhe shkodranët ishin në ditë të hallit, kryeministri siç e ka zakon u fut vrimave dhe nuk shkeli në Shkodër, por bënte turizëm në Vlorë.
Sot shkon në Shkodër??
Vendin e parë në botë në klasifikimin e paturpësisë ky kryeministër e ka hak.
Paturpësia është llum dhe zgjyrë morale.
Shpjegojani kryeministrit të lumtur në paturpesinë e vet.