November 24, 2024

Keni euro dhe dollarë për të ‘thyer’? Ja çfarë po ndodh në tregun valutor

Dollari amerikan dhe monedha e përbashkët evropiane kanë vijuar rënien në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë të premte.

Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 129.34 lekë, me 0.22 pikë më pak se një ditë më parë, ndërsa dollari amerikan me 104.8 lekë, 0.10 pikë më pak se një ditë më parë, por duke u luhatur në nivelin më të ulët të pesë viteve.

Image

Image

Edhe pse euro rikuperoi pikë përkundrejt lekut dy ditë më parë, sot përsëri monedha e përbashkët është zhvlerësuar. Sipas ekspertëve të kursit, euro është zhvlerësuar në tregun vendas duke qenë se është afruar afati i fundit i pagesës së TVSH-së.

Ndryshe ka ndodhur me monedhën e gjelbër. Dollari amerikan është nënçmuar edhe sot përkundrejt lekut, duke kapur nivelin më të ulët të pesë viteve.

Ndërkohë kambistët e vegjël në tregun vendas kanë rritur diferencën midis shitjes dhe blerjes për shkak të luhatjeve të mëdha që ka monedha e përbashkët në vend. Në përgjithësi monedha e përbashkët ka qenë e qëndrueshme në tregun vendas, mu luhatje të vogla ditore, ndërkohë në tri javët e fundit luhatjet e euros ka qenë me të forta. Sipas ekspertëve ky është një tregues i ndërhyrjeve në vend.

Sipas aktorëve kryesor të tregut, në zhvlerësimin e valutës po ndikon këtë periudhë procesi i deeuroizimit. Aktorët e tregut argumentojnë se ishte oferta e lartë në valutë dhe qarkullimi i ulët i lekut ndikuan në zhvlerësimin e euros në vend. Të dobëta kanë qenë edhe valutat e tjera.

Facebook Comments

MineralHygienics.com